"Ndërtojmë ëndrrat, formojmë realitetin!"

Sherbimet qe ofrojme!

Produktet Tona

  • Decks and Patios icon

    Hartim Projekte Zbatimi

    Ofrimi i shërbimit të hartimit të projekteve në ndërtim përfshin një gamë të plotë kategorish teknike dhe profesionale, duke mbuluar të gjitha disiplinat e nevojshme për zhvillimin e një objekti ndërtimor. Ky shërbim përfshin:

    Projektimin Arkitekturor, që siguron zgjidhjet funksionale dhe estetike të objektit sipas destinacionit të tij dhe kërkesave urbanistike;

    Projektimin e Konstruksionit, që garanton stabilitetin dhe sigurinë strukturore të godinës sipas standardeve teknike në fuqi;

    Projektimin Hidroteknik, që mbulon sistemet e furnizimit me ujë, kanalizimet, ujërat e shiut dhe masat mbrojtëse ndaj përmbytjeve;

    Projektimin Elektrik, për rrjetet e brendshme dhe të jashtme të energjisë elektrike, ndriçimin, rrufembrojtjen etj.;

    Projektimin e Sistemeve Mekanike dhe Ndërtesave të Zgjuara (MNZ), përfshirë sistemet HVAC, automatizimin, alarmet, sistemet kundër zjarrit dhe sigurisë.

    Të gjitha projektet hartohen në përputhje me legjislacionin kombëtar, standardet teknike dhe kërkesat specifike të investitorit, duke ofruar një zgjidhje të integruar, funksionale dhe të qëndrueshme.

  • Outdoor Spaces icon

    Ekspetiza dhe Konsulenca

    Ofrimi i shërbimit të ekspertizës inxhinierike dhe konsulencës teknike përfshin vlerësimin profesional të gjendjes së objekteve ekzistuese, analizën e qëndrueshmërisë strukturore dhe përgatitjen e raporteve të detajuara të inspektimit teknik. Ky shërbim përfshin:

    Ekspertizën e qëndrueshmërisë, për vlerësimin e sigurisë së ndërtesave ndaj ngarkesave strukturore dhe ndikimeve sizmike;

    Inspektimin teknik të objekteve, për identifikimin e dëmtimeve, deformimeve apo shkeljeve ndërtimore;

    Hartimin e raporteve teknike dhe inxhinierike, të cilat shërbejnë për vendimmarrje mbi ndërhyrjet e nevojshme, legalizime, rikonstruksione apo prishje;

    Konsulencë teknike dhe ligjore, për orientimin e investitorëve, autoriteteve publike dhe subjekteve private në zgjidhjen e çështjeve ndërtimore.

    Shërbimet realizohen nga specialistë të licencuar dhe me përvojë, në përputhje me normativat teknike dhe legjislacionin në fuqi.

  • Custom Additions icon

    Organizim Kantieri dhe Siguria Teknike

    hërbimi i përgatitjes së dokumentacioneve teknike dhe dokumentacioneve të kantierit përfshin hartimin dhe organizimin e të gjitha materialeve të nevojshme për fazat e projektimit, miratimit dhe zbatimit të punimeve ndërtimore. Ky shërbim përfshin:

    Përgatitjen e dokumentacionit teknik, si relacionet shoqëruese të projekteve, përshkrimet teknike, llogaritjet inxhinierike, preventivat, grafikat dhe tabelat përkatëse sipas disiplinave përkatëse;

    Përgatitjen e dokumentacionit të kantierit, përfshirë planin e organizimit të kantierit, grafikun e punimeve, planin e masave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë, si dhe librin e masave dhe ditarin e punimeve;

    Hartimin e dokumenteve për aplikime institucionale, si dosjet për leje ndërtimi, miratime teknike apo dokumente për dorëzim pranë organeve mbikëqyrëse.

    Të gjitha dokumentet hartohen në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet teknike në fuqi, duke siguruar transparencë, gjurmueshmëri dhe efikasitet në procesin ndërtimor.

  • Green Building icon

    Zbatimi i Punimeve

    Shërbimi i zbatimit të punimeve ndërtimore përfshin realizimin në terren të projekteve për ndërtime civile, industriale, infrastrukturore dhe objekte me karakter teknik apo teknologjik. Ky shërbim përfshin:

    Zbatimin e punimeve për ndërtesa civile, si godina banimi, institucione arsimore, sociale apo administrative;

    Ndërtime industriale, përfshirë magazina, fabrika, kapanone dhe objekte prodhimi apo përpunimi;

    Ndërtime infrastrukturore, si rrugë, ura, sisteme kullimi dhe ujitjeje, linja teknike dhe rrjete urbane;

    Objekte me karakter teknik dhe teknologjik, si impiante, centrale, rrjete të energjisë, ujësjellës dhe kanalizime, sisteme të mbrojtjes mjedisore etj.

    Zbatimi realizohet nga staf i specializuar dhe me përvojë, duke garantuar cilësi, siguri teknike dhe përputhshmëri me projektin dhe legjislacionin në fuqi. Punimet zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore, me ndjekje të vazhdueshme teknike dhe respektim të afateve kontraktuale.

OBJEKTE TE ZBATURA PREJ NESH

  • Oranssi project: studio shed

    NDERTIMI I RRUGES DARZEZE

    Rruga e rikonstruktuar ka pësuar një ndërhyrje të plotë infrastrukturore me qëllim përmirësimin e cilësisë së qarkullimit, sigurisë rrugore dhe jetëgjatësisë së strukturës rrugore. Punimet e kryera përfshinë:

    Zgjerimin e profilit të rrugës, për të përmirësuar kapacitetin dhe funksionalitetin e saj;

    Heqjen e shtresave të dëmtuara ekzistuese dhe vendosjen e shtresave të reja rrugore, duke përfshirë shtresën e çakullit, stabilizantin dhe përforcimin e bazamentit rrugor;

    Vendosjen e paketave asfaltike, përfshirë shtresën mbajtëse dhe shtresën e mbitrazuar (vulosëse), që sigurojnë një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të përshtatshme për qarkullim;

    Kompletimin e ndërhyrjes me sinjalistikë rrugore, si në formën horizontale (vija ndarëse, ndalim/udhëzim, kryqëzime etj.) ashtu edhe vertikale (tabela informuese, paralajmëruese dhe rregulluese), duke rritur ndjeshëm sigurinë për përdoruesit e rrugës.

    Rikonstruksioni është realizuar në përputhje me standardet teknike dhe normativat në fuqi, duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen funksionale dhe estetike të aksit rrugor.

  • Oranssi project: roof expansion

    RIKONSTRUKSIONI I RRUGES RRERES

  • Oranssi project: wraparound deck

    RIKONSTRUKSIONI I RRUGES SHEQISHTE

  • Oranssi project: passive house

    STRUKTURE AKOMODUESE PER KAFSHET E RRUGES

  • Oranssi project: slat roof

    NDERTIMI I TREGUT GREEN MARKET

  • Ferme GJedhesh

    Ne ofrojmë shërbime të specializuara në ndërtimin e fermave blegtorale, duke përfshirë projektimin dhe realizimin e infrastrukturës së plotë si dhe instalimin e impianteve teknologjike moderne për mbarështimin e gjedhit, të imtave apo të shpendëve. Shërbimet tona përfshijnë ndërtimin e godinave funksionale, sistemet e ujitjes, ventilimit, ndriçimit dhe impiantet për ushqyerjen automatike, mbledhjen e plehut dhe përpunimin e qumështit apo mishit, sipas kërkesave të klientit dhe standardeve bashkëkohore.

  • KAPANON INDUSTRIAL - AM FRUIT

    Description Kapanoni industrial i ndërtuar përfshin një strukturë multifunksionale ku janë integruar ambiente të ndryshme teknologjike dhe administrative për të mbështetur një aktivitet industrial apo agro-ushqimor të plotë dhe efikas. Struktura përbëhet nga një skelet metalik i përforcuar, me mure dhe çati të realizuara me panele termoizoluese, që sigurojnë izolim termik dhe efikasitet energjetik.

    Brenda kapanonit janë ndarë dhe funksionalizuar:

    Zyra administrative dhe teknike, të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për punonjësit dhe menaxhimin e aktivitetit;

    Ambiente shërbimi si garderoba, dhoma sanitare dhe pushimi për stafin;

    Dhoma frigoriferike, të pajisura me impiante ftohjeje për ruajtjen e produkteve në kushte të kontrolluara të temperaturës;

    Sisteme peshimi dhe logjistike, të cilat përfshijnë platforma peshimi elektronike, rampa shkarkimi/ngarkimi dhe sisteme monitorimi për kontrollin e peshave dhe lëvizjes së produkteve.

    Gjithashtu, janë implementuar të gjitha instalimet elektrike, ndriçimi industrial, sistemet e ventilimit dhe ato kundër zjarrit, duke e bërë kapanonin tërësisht funksional dhe të përputhshëm me standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë. Ky objekt shërben si një pikë qendrore për proceset e përpunimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve, duke ofruar kushte optimale pune dhe ruajtjeje.goes here

  • RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLES HOTELERI - TURIZEM

  • NDERTIMI I KENDIT SPORTIV ORENJE

  • NDERTIMI I KENDIT SPORTIV OTLLAK

  • INSTALIMI I PANELEVE DIELLORE

    Ofrojmë shërbimin e instalimit të paneleve diellore për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjen e ujit sanitar, me standarde të larta teknike dhe efikasitet të garantuar. Kemi eksperiencë të provuar në këtë fushë, me projekte të suksesshme të realizuara në Bashkinë Kavajë dhe në e DRSHTRR, Tiranë. Shërbimi ynë përfshin projektimin, furnizimin, montimin dhe kolaudimin e sistemeve fotovoltaike, duke ofruar zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientit dhe kushteve të terrenit.

  • SHTRIMI I DYSHEMEVE ME REZINE INDUSTRIALE

    Aplikojmë dhe implementojmë dysheme industriale me rezinë, të përshtatshme për ambiente prodhuese, magazina, kapanone, laboratorë dhe hapësira teknike. Këto dysheme karakterizohen nga rezistencë e lartë ndaj ngarkesave mekanike, kimikateve dhe lagështirës, si dhe sigurojnë një sipërfaqe higjienike, të qëndrueshme dhe lehtësisht të pastrueshme. Punimet realizohen me përgatitje të posaçme të bazamentit dhe aplikim profesional të shtresave me rrëshira epokside ose poliuretani, sipas kërkesave funksionale dhe teknike të klientit.

  • RIKONSTRUKSIONI I DIGES VLASHUK

  • NDERTIMI I PALESTRES NAIM FRASHERI

  • RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLES NAIM FRASHERI

  • NDERTIMI I BAZES PRODHUESE BEQIR CELA

  • NDERTIMI I SERAVE DIELLORE

  • NDERTIMI I QENDRAVE SHENDETESORE

  • PRODHIMI I SERAVE DIELLORE

SHERBIME NE PROJEKTIM

Shërbim për Projektim Arkitektonik
$8.00

Transformoni vizionin tuaj në realitet me shërbimin tonë të klasit të parë për Projektimin Arkitektonik, të specializuar në struktura civile dhe industriale. Ne ofrojmë një paketë të plotë që përfshin plane të detajuara të sheshit ndërtimor, dokumentacion teknik dhe organizativ, si dhe imazhe mbresëlënëse 3D.

• Përfshin plane të detajuara të sheshit dhe dokumentacion teknik për një zbatim të qetë dhe të saktë të projektit.
• Ofron vizualizime realiste 3D që japin pamje të qartë të projektit para fillimit të ndërtimit.

Shërbime te Projektimit Strukturor
$8.00

Shndërro vizionin tënd në realitet me shërbimet tona profesionale të projektimit strukturor, të specializuara në konstruktime prej betoni të armuar dhe metali.

• Projekte të personalizuara për konstruktime betoni të armuar dhe struktura metalike.
• Zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe inovative për të plotësuar nevojat unike strukturore.
• Ekip ekspertësh me përvojë të gjerë në inxhinierinë strukturale.

Projektet e ndërtimit janë në duar profesionale, të përkushtuara ndaj saktësisë, sigurisë dhe inovacionit.

Shërbimi i Projektimit të Projekteve Elektrike
$5.00

Ofrimi i zgjidhjeve të projektimit elektrik për projekte të banimit, ndërtesa komerciale dhe objekte industriale, duke garantuar siguri, funksionalitet dhe përputhshmëri me standardet dhe rregulloret në fuqi.

• Projektim i personalizuar elektrik në përputhje me kërkesat teknike të secilit objekt.
• Zbatim i normave bashkëkohore dhe standardeve të sigurisë për instalimet elektrike.
• Ekip i specializuar me përvojë të gjerë në projektimin e sistemeve elektrike të tensionit të ulët dhe të mesëm.
• Mbështetje e plotë teknike, nga konceptimi deri në zbatimin përfundimtar të projektit.

Projektimin e Sistemeve HVAC dhe Hidroteknike
$7.00

Rritni efikasitetin dhe performancën e projektit tuaj me shërbimet tona profesionale të projektimit HVAC dhe hidroteknik. Ekipi ynë i specializuar garanton saktësi, inovacion dhe besueshmëri, të përshtatura sipas nevojave tuaja specifike.

• Sisteme HVAC dhe hidroteknike të projektuara me profesionalizëm për efikasitet maksimal.

• Zgjidhje të personalizuara për aplikime rezidenciale, komerciale dhe industriale.

• Teknologji moderne për projekte të qëndrueshme dhe inovative.